Kaq shumë i janë rritur flokët dhe mjekra Labit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri javë me parë kishte premtuar se nuk do ta heq mjekrën dhe flokët derisa të bëhet liberalizimi i vizave për kosovarët, përcjell ORAinfo.

Tanimë kur kanë kaluar disa javë nga ai premtim i këngëtarit të shndërruar në politikan, mjekra dhe flokët e tij janë rritur goxha.

Madje mjekra ka nisur edhe t’i thinjet. Do të arrijë Labi ta mbaj premtimin deri në fund?

Kujtojmë që Labi në shenj pakënaqësie për mos liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, ka dorëzuar pasaportën diplomatike, duke u solidarizuar kështu me pjesën tjetër të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të izoluar për shkak të vizave. /ORAinfo/