Karma/ I tha që nuk do bëhej askushi, Niko Komani heq drejtorin e shkollës nga puna
Niko Komani ka jetuar në Greqi në moshën e adoleshencës.
Gjimnazin ai e bëri në një shkollë greke ku u përball me një drejtor racist.
I ftuar në emisionin ‘Late Night Show’, stilisti tha se drejtori i nënvlerësonte aftësitë e tij.
Por pas një interviste që Niko bëri në vend fqinj ku foli për racizmin në shkollë influencoi në heqjen nga detyra të drejtorit.
Niko Komani: “Një nga 5 personat që unë urrej dhe gëzohem shumë që pata influencë kur bëra një intervistë në Greqi dhe fola për problematikën nëse më kishte ndodhur racizëm në shkollë. Ai është hequr nga shkolla tani si drejtor.
Kam qenë rebel si çdo adoleshent, por ti si drejtor nuk mund ti thuash një adoleshenti që ti nuk do bëhesh asgjë në jetë. Ma thoshte mua. Kjo gjëja përveçse më preku si individ nuk më ka bërë dhe aq shumë mirë sepse unë e mora inat. Në 2013 kur bëra intervistën, u bë çështje aq shumë e madhe. Ai ka qenë shumë racist. Ka qenë i vetmi njeri që jam gëzuar kur ka ikur nga puna sepse thashë karma. Më në fund unë ai që isha askushi, të hoqa nga puna. Kjo është një gjë e mrekullueshme.”