Kastro sjell këngën e re, një baladë nga talenti i ri gjilanas

  
  

Reperi gjilanas, Kastro, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Andërr” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është e zhanrit baladë.

Kënga është punuar nga Checka dhe Kastro, i cili gjithashtu ka shkruar dhe tekstin.

“Andërr” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin reperi vjen me një performancë mjaft interesante, që i përshtatet tematikës së këngës.

Për anën vizuale të projektit muzikor është kujdesur Genc Ahmeti.

Kastro numëron tashmë disa projekte muzikore të lansuara në tregun muzikor, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/