Kastro Zizo sjell hitin e ri, gati për të “pushtuar” klubet e natës

  

Kastro Zizo ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Culo”, në bashkëpunim me John Tilio dhe Vinsmoker.

Kënga e punuar nga vetë artistët është tepër ritmike dhe shumë shpejt mund të “pushtojë” të gjithë klubet e natës. Për tekstin është kujdesur Kastro Zizo dhe John Tilion, ndërsa me orkestrimin është marrë Vin Smoker.

Ndryshe nga projektet ritmike të mbushur me femra seksi, artistët vendosën që klipin e këngës ta shoqëronin me piktura. 

Ndër të tjera, disa skena janë xhiruar në studion e emisionit “Late Night Shoë” nga Kastro Zizo në Ora News, që transmetohet cdo të premte ora 23:00.