Kate Hudson përgënjeshtron raportimet rreth orientimit seksual të fëmijëve
Disa ditë më parë, mediat e huaja shkruan për mënyrën se si aktorja Kate Hudson nuk e kishte udhëzuar vajzën rreth orientimit seksual.
Pasi një numër komentesh ishin të pabesueshme, aktorja hollivudiane vendosi të reagoj përmes mediave në lidhje me akuzat.
Ajo mohoi ashpër raportet e mediave duke thënë se kurrë nuk kishte thënë një gjë të tillë dhe se ishin trillime të tyre.
“Unë nuk thashë se do ta rrisja vajzën time si një person i gjysmuar. Më pyetën nëse rritja e vajzës ishte ndryshe nga edukimi i djemve, unë u përgjigja se nuk ndryshonte dhe portalet vendosën ndryshonim deklaratën time për disa klikimet”, tha aktorja.
Ajo më tutje ka shtuar se është më e rëndësishme që fëmijët e saj të rriten me njerëz të mirë dhe larg vëmendjes së mediave.
Ndryshe, bukuroshja tashmë është nënën e tre fëmijëve – Ryder Robinson, Bingham Hawn Bellamy dhe Rani Rose Hudson Fujikawa. /Telegrafi/