Ke të dashur? Këngëtarja shqiptare: Ndonjë pjatë turshi ke?
Enxhi Nasufi është një prej artisteve shqiptare, e cila komentohet shumë rrallë në faqet rozë. Ajo nuk është përfolur kurrë për një histori dashurie pasi ka zgjedhur që jetën private ta mbajë larg syrit publik.
E ftuar në “Why Not” në Ora News, ajo u pyet nëse ka të dashur dhe përgjigja ishte epike.
“Ndonjë pjatë turshi ke?”, iu drejtuar moderatores Roza Lati duke qeshur. Më pas shtoi se të gjithë dashurojnë, por kjo gjë nuk ka përse të bëhet publike.
Kështu Enxhi na bëri të qartë që nuk do dëgjojmë asgjë prej jetës së saj private.