Keisi flet për raportet me vjehrrën, nënën e Stresit
Keisi i ka habitur të gjithë me fjalët që i ka thënë për vjehrrën e saj.
E fejuara e reperit Stresi, Keisi, u bë e njohur për publikun prej kur ai vendosi që t’i njoftoj fansat me dashurinë e jetës, shkruan lajmi.net.
Keisi nëpër postimet e saj në Instagram ka treguar shpesh dashurinë e madhe që ka për Stresin, edhe pasi ai njihet si mashkull më problematik dhe aktualisht ndodhet në burg.
Gjatë disa postimeve të fundit në Instastory, ku u pyet nëse do të shkonte të jetonte në burg me Stresin, Keisi ka treguar se po t’i ipej mundësia do ta bënte dhe jo vetëm në burg por edhe në vrimën e miut.
Në anën tjetër dikush i ka thënë se ka dëgjuar që raportet e saj me vjerrën janë shumë të mira dhe me fjalët që i ka thënë për nënën e Kejsit ajo i ka habitur të gjithë për të mirë.
albshowbizzz.com