Kejsi Tolës i del zemra vendit për këtë person dhe nuk është Flori Mumajesi! [FOTO]
Duam apo s’duam ne, Flori Mumajesi dhe Kejsi Tola janë përfolur shumë ditët e fundit për një lidhje të mundshme mes njëri-tjetrit, por gjë zyrtare nuk ka patur dhe fansat janë ndarë në dy grupe. Disa prej tyre thonë se është thjesht një marrëdhënie profesionale, e për të tjerët, detajet e ndryshme kanë bërë që të besojnë se Flori dhe Kejsi janë çift.
Mirëpo vetë protagonistët i kanë mohuar këto thashetheme. Për Kejsin është një ditë e veçantë pasi përmes një postimi mjaft emocionues këngëtarja i ka uruar ditëlindjen motrës së saj Kamilës.
“Nëse ka një arsye që zemra del vendit me gjithë forcën e saj je ti, nëse ka një arsye që buzëqeshja merr kuptim prap je ti, nëse do bëja çdo gjë pa arsyetuar do e bëja vetëm nëse është për ty. Gëzuar ditëlindjen motra ime e vogël”, përfundon Kejsi në Instastory.
albshowbizzz.com