Kendall Jenner pozon tërësisht e zhveshur për “Vogue Italia”
Në vitet e fundit, ajo ka gëzuar sukses fenomenal në industrinë e modelimit, duke u bërë trupi i preferuar për disa nga disenjatorët më të mëdhenj në botë.
Kendall Jenner, 23 vjeçe, tregoi saktësisht se pse ajo është një nga më të lakmituarat në industrinë e saj shumë konkurruese, pasi u shfaq nudo në setin e ri fotografik.
Në një fotosesion për “Vogue Italia”, bukuroshja zeshkane shihet krejtësisht e zhveshur – përveç dorashkave të gomës së verdhë, çorape të zeza dhe këpucëve të bardha të larta, teksa merr pozë me kurrizin e kthyer nga kamera.
Motra e vogël e Kim Kardashian tregoi gjoksin e saj, ndërsa vuri në pah edhe të pasmet, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Të shtunën, të dy Kendall dhe fotografi me famë botërore, Mert Alas, ndanë me ndjekësit imazhet në llogaritë e tyre përkatëse Instagram.
Si pjesë e fushatës së revistës së modës, Kendall shihet gjithashtu duke treguar fizikun e saj të përsosur ndërsa promovon të brendshmet në një klip të shkurtër.
Kendall është një prej femrave më të komentuara të familjes Kardashian-Jenner. /Telegrafi/