Këngën “Lepurushi me morra” e paskemi ditur të gjithë gabim!

  

Një prej hiteve të Zaimina Vasjarit është kënga “Bonita” në bashkëpunim me Kastro Zizon, të cilën të gjithë e njohin si ‘lepurushi me morra’.

Në intervistën për “Why Not” në Ora News, Zaimina zbuloi se në tekstin e vërtetë nuk përmendet aspak fjala “morra”.

“Kur ti e di që ajo është ‘lepurushin e mora’, nuk e kupton që njerëzit e kuptojnë gabim.  Unë cuditesha përse këta njerëz e thonë ‘me morra’ kur është ‘e mora’. Por dhe unë, po të mos isha në tekstin ashtu do e kuptoja. Pastaj kudo që shkoja, kudo që dilja, isha bërë një lepurush me morra”, u shpreh ajo në Ora News.