Këngëtari i njohur shqiptar i ‘’çoroditi’’ të gjithë! Fillimisht fshin fotot me partneren, tashmë ‘’jep sinjalet’’ për një martesë[FOTO]

 

Lidhja dashurore e këngëtarit Skerdi dhe Vesa Ramës, gazetares së Klan Kosovës është një histori e pranuar publikisht nga çifti.

Ata u përpoqën fillimisht të fshihnin fejesën e tyre, por pa sukses. Shtypi rozë kohëve të fundit po qarkullonte lajmin se së shpejti midis tyre do të kishte një martesë.

Por edhe këtë lajm kaq të rëndësishëm çifti po përpiqet ta japë nëpërmes një enigme.

Pak minuta më parë u vu re se Skerdi Ago fshiu të gjitha imazhet në rrjete sociale, për të postuar vetëm tri përmes së cilave fsheh një mesazh.

Skerdi ka publikuar së pari një fotografi, në të cilat shihet një buqetë me lule, e pas saj dy duar të një çifti.

Së fundi, ai ka publikuar një foto, në të cilën shihen dy unaza martese, përmes së cilës ka shtuar dyshimet se ai dhe partnerja e tij, Vesa, janë martuar.

 

albshowbizzz.com