Këngëtari shumë i dashur për të gjithë është martuar në fshehtësi të plotë para dy muajve
I ka dhënë fund beqarisë këngëtari i njohur Ed Sheeran.
Asnjë nuk e di se kur dhe si ndodhi por një ndër këngëtarët tanë të preferuar Ed Sheeran është martuar në një fshehtësi të plotë me të fejuarën e tij Cherry Seaborn.
Ata i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremony private me rreth 40 të ftuar dhe kjo ka ndodhur perpara Krishtlindjeve.
Cherry është shoqja e ngushte e fëmijërisë së Ed dhe ata kanë arritur të kenë një marrëdhënie të veçnatë me njëri-tjetrin.
Një burim pranë tyre ka treguar për “The Sun” se: “Ed Sheeran është martuar vetëm disa ditë përpara Krishtëlindjeve. Dukej mjaft i qetë sepse ishte i rrethuar vetëm nga miqtë dhe personat familjarë.Nuk kishte personazhe të njohur sepse vetë çifti kishin vendosur të ishte e thjesht”.
Por ata nuk do të ndalen me kaq sepse siç shprehet edhe burimi, Ed Sheeran dhe Cherry ata do të organizojnë një ceremoni të madhe në verë ku do të ketë kolegë njerëz të famshëm dhe miq të tyre.
albshowbizzz.com