Këngëtarja e njohur martohet papritur me policin
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun i dha fund beqarisë.
Ylli i muzikës ‘country’, Miranda Lambert është martuar me mashkullin që ia ka rrëmbyer zemrën, Brendan McLoughlin, transmeton lajmi.net.
Lajmin e gëzueshëm ajo e bëri të ditur katër ditë pas martesës pasi ajo dhe tashmë burri i saj polic dashurinë me martesë e kurorëzuan me 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve.
“Në ditën e festës së Shën Valentinit, doja të ndaja me ju disa lajme. Kam takuar dashurinë e jetës time. Ne kurorëzuam dashurinë tonë. Zemra ime është plot. Falemnderit Brendan McLoughlin që më do mua…për atë që jam”, ishin fjalët e Lambert pranë postimit në Instagram.
Kjo është martesa e dytë për Lambert pasi ajo kishte qenë e martuar me yllin tjetër të muzikës country, Blake Shelton, me të cilin u nda në vitin 2015./Lajmi.net/
View this post on Instagram
In honor of Valentine’s Day I wanted to share some news. I met the love of my life. And we got hitched! My heart is full. Thank you Brendan Mcloughlin for loving me for…. me. ❤️ #theone
albshowbizzz.com