Këngëtarja e njohur zbulon yjet e estradës shqiptare
Orgesa Zaimi është një prej artisteve më të mira në Shqipëri, e cila nuk heziton të japë mendimin e saj për kolegët e saj. Në intervistën për “Mos i fol shoferit” në Ora News, ajo ka treguar se cilët janë këngëtarët e preferuar në estradën shqiptare, duke shtuar se i vlerëson të gjithë kolegët që ka.
Orgesa Zaimi: Më pëlqen Aurela shumë. Është nga ato këngëtare që e ruan origjinalitetin e saj dhe ka akoma takat. Aurela është ajo që e pëlqen në shumësi karakteri artistik, atë çfarë duhet të jetë një këngëtare që të bëjë për vete publikun. Ka shumë këngëtare, kolege të mia. Për çuna, Gent Bushpepa mund të them se është një ndër vokalet më të mira që ka Shqipëria.