Këngëtarja shqiptare ribashkohet me të dashurin shumëvjeçar

 

Depërtoi fuqishëm në vitin 2010 me hite që mbahen mend edhe sot.
Dafina Rexhepi nga Gjermania lëkundi për dy sezone rresht estradën shqiptare duke bërë që shumë të kthejnë sytë drejt saj.

Zbulim i Genc Prelvukajt, këngëtarja u zhduk më pas pa gjurmë në 2012-tën kur të dashurin e saj shumëvjeçar e bëri menaxher.

  

Më pas, këngë nga Dafina munguan e për këtë fakt u përfol se fajtor është i dashuri i cili i kishte kërkuar të largohet nga muzika.

Në një intervistë për Prive teksa rikthehej me projekt të ri, Rexhepi në 2017-tën konfirmoi se ishte ndarë nga i dashuri shumëvjeçar.

(lajmi vijon nën artikull)

Dafina Rexhepi ndahet nga i dashuri pas shumë vitesh

Megjithatë, duket se ka zhvillime të reja. Dafina është ribashkuar me të dashurin e saj, siç ka zbuluar sot përmes rrjeteve sociale me një foto të përbashkët raporton Prive.al.

A nënkupton një zhvillim i tillë largimin përfundimtar nga muzika apo kjo pjesë e karrierës s’do përbëjë më problem për çiftin? Mbetet të shihet

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com