Kështu do të bëhet dasma e djalit të Shkurte Fejzes

 
 

Dasmat e të njohurve zakonisht bëjnë shumë bujë mediale. Edhe kur fëmijët e këngëtarëve fejohen e martohen, vëmendja nuk mjafton, shkruan “Kosovarja”.

Shpesh pjesë e medias rozë është bërë edhe djali dhe reja e këngëtares Shkurte Fejza. Ndërkohë, ka shumë pikëpyetje në lidhje me atë se kur do të martohet djali i këngëtares së njohur.

Vetë Shkurta tregon se ka pasur dëshirë që tema të bëhej shumë më përpara, por ajo i respekton vendimet dhe planet e çiftit.

Megjithatë, kuptojmë se ideja mbi dasmën tashmë është e qartë. Ajo do të jetë dasmë moderne, por gjithsesi e gërshetuar me elemente tradicionale shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

 
 

albshowbizzz.com