Kështu dukej Fatmir Spahiu kur ishte 20 vjeç
Fatmir Spahiu i njohur si ‘Oki’ në serialin vendor “Kafeneja jonë” ka hap arkivat, ku kështu dukej kur ishte 20 vjeç.
Fatmir Spahiu është kthyer prapa në kohë, duke publikuar foto nga të realizuar disa vite më parë.
Fatmir Spahiu ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, të cilën e kishte realizuar kur ishte 20 vjeç, shkruan lajmi net.
Aktori, i cili kohën e fundit ka qenë aktiv me statuse përmes të cilave ironizon për gjendjen aktuale në vend, kësaj radhe solli një fotografi të tij.
“19-20 vjet! Foto nga koha kur paten dal SMS-at kah 30 cent copa…”, ka shkruar Fatmiri.
Për ndryshe, Fatmir Spahiu njihet për disa role në serialet vendore.