Kështu e shijon jetën e natës kryeministri Haradinaj me gruan e tij
Kryeministri Ramush Haradinaj ka gjetur pak kohë që të relaksohet larg aktiviteteve të përditshme.
Ramush Haradinaj bashkë me bashkëshorten e tij Anitën janë relaksuar mbrëmë në një nga klubet e kryeqytetit, shkruan lajmi.net.
Pas shumë angazhimeve, kryeministri vendosi që mbrëmjen e kaluar ta kalonte bashkë me gruan nën argëtimin e muzikës.
Telegrafi ka siguruar disa imazhe, në të cilat shihet Haradinaj teksa po hynte në klub bashkë me Anitën.
Në një prej këtyre fotografive, shihet teksa sigurimi po e përshëndesnin kryeministrin, teksa po hynte në klub. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com