Kështu zgjodhi ta urojë 11 vjetorin e pavarësisë reperi i nohur shqiptar
Gashi ka uruar përvjetorin e pavarësisë përmes një videoje në Instagram.
Reperi Gashi uroi Kosovën përmes një videoje, të shkëputur nga kënga e re e tenorit Ramë Lahaj, shkruan lajmi.net.
Ai ndau në InstaStory disa pjesë të këngës së Lahajt me titull “Rrjedh në këngë e ligjerime”, të cilën e publikoi sot, ku ndër të tjera përmbledh sukseset e disa prej emrave të njohur shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
Kujtojmë që reperi përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se do të mbajë koncert gjatë këtij viti në Kosovë. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com