Kevin Costner dhe Woody Harrelson luajnë rolin e policëve që vihen në ndjekje të Bonnie dhe Clyde

  
  

Netflix e ka publikuar një paraqitje të shkurtër për filmin “The Highwaymen”, në të cilin Kevin Costner dhe Woody Harrelson luajnë rolin e policëve të Teksasit, të cilët janë në kërkim të Bonnie dhe Clyde.

Historia e Bonnie dhe Clyde, çiftit që është marrë me plaçkitje të bankave dhe i ka likuiduar ata që u kanë dalë përpara, është treguar nga kënde të ndryshme.

  

Woody Harrelson dhe Kevin Costner (Foto: Screenshot/YouTube/Netflix)

  

Megjithatë ekziston një ngjarje e patreguar nga ana tjetër e ligjit, për dy policë të cilët përpiqen t’i përshtaten periudhës kur dhuna merr incidencë gjithnjë e më të madhe.

Filmi “The Highwaymen”, sipas njoftimeve, në ekranet e mëdha do të jepet premierë më 15 mars, ndërsa në Neflix do të jetë në dispozicioni më 29 mars.

Ngjarja zhvillohet në vitin 1934, ndërsa policët e Teksasit kalojnë shumë kohë nëpër rrugë në kërkim të kriminelëve.

Costner dhe Harrelson luajnë rolin Frank Hamer dhe Maney Gault, dy policë të pensionuar që kthehen në shërbim për t’i kapur kriminelët legjendarë.

Dy aktorët e famshëm hollivudianë janë të dëshmuar në profesionin e tyre, prandaj nuk ka dyshim se pritet të jetë një film fantastik dhe i pëlqyer, sidomos nga fansat e tyre. /Telegrafi/