Khloe Kardashian i jep fund lidhjes
Mori fund përfundimisht. Khloe Kardashian është ndarë nga Tristan Thompson, 10 muaj pas skandalit të tradhtisë.
Sipas The Mirror, ylli i televizoneve i dha fund lidhjes me basketbollistin duke e kaluar Shën Valentinin nën shoqërinë e vajzës së saj, True.
Tristan tradhtoi Khloe me disa vajza të ndryshme gjatë kohës që Khloe ishte shtatzënë. Edhe pas skandalit, Kardashian nuk i dha fund lidhjes dhe vendosi ta falte.
Por mesa duket kjo është një gjë të cilën, ajo nuk e ka kapërcyer dot dhe është ndarë. Çifti nuk është parë së bashku që nga muaji Janar.
Klan Plus
albshowbizzz.com