Kiara ja mori borxh Lorit, apo Lori ja mori borxh Kiarës? Të dyja bukuroshet ekspozojnë gjoksin me të njëjtën veshje dhe nuk dimë kush duket më SEKSI [FOTO]
Kiara Tito dhe Lori Hoxha janë pa dyshim ndër vajzat më të komentuara dhe seksi të showbizz-it shqiptar.
E ndërkohë që secila është e veçantë në stil, por dhe në pamje mesa duket së fundmi bukuroshet seksi kanë bërë “xing” me të njëjtën veshje.
Të dyja vajzat kanë veshur të njëjtën korse ‘nude’ e cila nxjerr goxha në pah gjoksin duke e bërë dhe belin të duket mjaft i hollë.
E teksa bukuroshet kanë pozuar në pozicione mjaft provokuese, Lori ka vendosur të duket më “eksplicite” me foton e saj, ndonëse korsenë e ka kombinuar me një palë xhinse, çka e ka bërë veshjen e saj të duket më “casual”, ndërsa Kiara ndonëse ka pozuar disi më e thjeshtë, korsenë e ka kombinuar me një palë pantallona të bardha, çka e bëjnë veshjen e saj më klasike.
Nuk e dimë se cila prej tyre “ka kopjuar” tjetrën, pra cila mund ta ketë “rrëmbyer” këtë korse për të treguar format, por mund të themi se të dyja duken mjaft seksi dhe kjo veshje u rri mjaft mirë.
albshowbizzz.com