Kida nis hapat e ri – kjo është kompania me të cilën ka zgjedhur të bashkëpunojë

 

Këngëtarja e famshme shqiptare
Kida, e ka përfunduar kontratën me ish kompaninë e saj “On Records”,
ku qëndroi për pothuajse pesë vjet.

Ditë më parë ajo u shqua si një
artiste e pavarur, ndërsa sapo ka dhënë lajmin se tash e tutje do të bashkëpunojë
me një tjetër kompani tejet të suksesshme shqiptare.

  

Bëhet fjalë për AVD Digital e cila
udhëhiqet nga i riu Denis Avdiu, i njohur për sukseset e tij me artistë.

“Kanali zyrtar është i gatshëm
tani. Bëni subscribe dhe prisni për projektet e reja”, ka thënë Kida në
profilin e saj në Instagram.

AVD Digital ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur të momentit si: MC Kresha, Ledri Vula, Lyrical Son, Gjiko, Butrint Imeri, Nora Istre, Era Istre, Ermal Fejzullahu, Buta, Lumi B e Dana Zeqiri.

 

                        View this post on Instagram                                     

Official channel is available now, gooo and subscribe to see what’s coming very soon #newprojects ??? @avddigital Link In bio!!!!

A post shared by KIDA (@kida) on

 

 

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com