Kim Kardashian e ekzagjeron me veshjen në “Hollywood Beauty Awards”

  
  

Ajo di ta ekzagjeroj me veshjen dhe nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë.

Bëhet fjalë për Kim Kardashian, e cila ka ardhur me një veshje të çuditshme që ka bërë të tërheq vëmendjen e mediave botërore.

Ylli i televizioneve u shfaq në pesë vjetorin e “Hollywood Beauty Awards” e veshur me një fustan të zi me dekolte shumë të hapur.

Bukuroshja 38-vjeçare siguroi gjithë vëmendjen me fustanin e zi mbrëmjen e së dielës që ekspozoi gjoksin e saj bombastik.

Në fakt, zeshkania ka imituar veshjen e modeles Thierry Mugler, e cila ishte shfaqur në një ndejë me kësi fustani në vitin 1998.

Ndryshe, Kardashianin do ta shohim edhe këtë vit me episode të reja në shoun televiziv të njohur si “Keeping with Kardashian”. /Telegrafi/