‘Kjo nuk ndodh kurrë me mua!’ Shokon Mc Kresha, zbulon debatin me Fifin: Përpara se të realizonim këngën … [FOTO]

 

Mc Kresha është padiskutim një nga reperat më të mirë shqiptarë dhe shumë i preferuar nga publiku. E kemi të vështirë të gjejmë një këngë të tij e cila nuk është e shndërruar në hit dhe e themi me plot bindje se reperi kosovar ka një stil më të veçantë se të gjithë të tjerët. Një ndër HIT-et është edhe kënga e realizuar nga Fifi dhe Mc Kresha për festivalin ‘Kënga Magjike’ vazhdon të dëgjohet edhe pas muajsh lançim.

‘Psikopatja jote’ jo vetëm që fitoi çmimin e dytë, por theu rrjetin.

Mirëpo, i ftuar sot në ‘E diell’ MC Kresha ka zbuluar se përpara se të realizohej duetin kanë pasur disa probleme. I pyetur se cila ishte kolegia me të cilën ai kishte pasur më shumë vështirësi gjatë punës, reperi ka folur me Fifin.

“Problemin më të madh e kam pasur me Fifin sepse mbaruam këngën, u bë gjithçka, ishim shumë të lumtur, kur ia vinim këngën “play”, e dëgjonte, çmendej”, vazhdon shpjegimin e tij Kresha, “dhe kur vij në Shqipëri për të bërë perfomancën, Fifi më lajmëron se e kishte ndërruar versionin e këngës”, kujton ai. Aty Mc Kresha ishte habitur tej mase dhe e kishte mbyllur diskutimin me Fifin duke i thënë: “Ç`ka? Kjo nuk ndodh kurrë me mua!”.

44589493_164497467840349_2933762961351613370_n.jpg

 

albshowbizzz.com