Klea Huta bën ëndrrën e fëmijërisë realitet

  

Klea Huta e ftuar në emisionin Tempora në Ora News ka zbuluar ëndrrën e saj të fëmijërisë që e bëri realitet.

Ajo ka zhvilluar karrierën e saj që e vogël si aktore, këngëtare dhe moderatore. Por zbuloi se  dëshironte të bëhej mësuese dhe këtë ëndërr e arriti. Klea ka hapur një akademi ku tani zhvillon ëndrrën e saj.

Klea Huta: Kur isha e vogël fare doja të bëhesha doktoreshë ose mësuese. Doktoreshë nuk u bëra por mësuese në njëfarë mënyre u bëra tek akademia. Mbase nuk jam stabël, që ti jap mësim fëmijëve çdo ditë por jam aty për ti mësuar atyre çdo gjë të re dhe gjithë eksperiencën time që kam kaluar gjatë këtyre viteve. 

Mendoj se me aq sa kam kaluar nuk është e pakët. Dhe dua që gjithë gjënë që kam brenda në shpirt t’ua transmetoj atyre.

 Në akademi i mësoj fëmijëve aktrim dhe kjo më kënaq pafund. Është një ëndërr e bërë realitet. Kur isha e vogël doja që patjetër ta arrija këtë gjë kur të rritesha. Deri tani kam arritur aty ku doja të isha. Përmirësimet nuk kanë fund. Jam në rrugën e drejtë në atë që doja të bëhesha kur të rritesha.”