Korab Shaqiri thumbon Adelina Ismailin: Divë i thua vetes, por nuk di të këndosh live

  
  

Adelina Ismaili ka vite që është në skenën muzikore shqiptare duke sjell hite të ndryshme.

Këngëtarja shqiptare është duke punuar në projekte të reja pas rikthimit me këngë dhe koncerte të ndryshme.

Por, gjatë ditës së djeshme zeshkania ka qenë mysafire në një ndër televizionet shqiptare, ku ka performuar edhe live (shiko videon këtu).

Kjo ka bërë që të reagojë këngëtari, Korab Shaqiri duke e akuzuar se nuk di të këndojë ‘drejtpërdrejt’.

“Avvv diva i thua vetes e nuk din ta këndosh këngën tënde live, marre”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.

“Mjerë kush të dëgjon ty moj vajzë”, ka pohuar më tutje i biri i këngëtarit legjendar, Ilir Shaqirit.

Ndryshe, Korabi dhe Adelina janë duke punuar ndaras në kënga të tjera muzikore. /Telegrafi/