Korab Shaqiri thumbon direkt Adelina Ismailin: I thu vetes divë e s’di me këndu ‘live’

  Korab Shaqiri e ka thumbuar në mënyrë direkte këngëtaren Adelina Ismaili.      

Adelina Ismaili ishte së fundmi e ftuar në emisionin ‘E diell’ aty ku edhe këndoi një pjesë të këngës së saj ‘Ku ma ke’, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pasi intervista u shpërnda kudo, ishte këngëtari Korab Shaqiri ai i cili e ka thumbuar publikisht këngëtaren shqiptare.

”Avv diva i thu vetes e nuk di këngën tënde ta këndosh live, marre. Mjer kush t’dëgjon ty moj vajzë”, ishin fjalët e Korabit në Instastory./Lajmi.net/

     

 

albshowbizzz.com