Korabi i “Familjes Moderne” dhe Njomza, rrëfejnë për lidhjen e tyre 14 vjeçare

  
  

Aktori Nëntor Fetiu i cili u bë i famshëm me rolin e Korabit të serialit “Familja Moderne”, bashkë me bashkëshorten e tij Njomzën, kanë dhënë me një rrëfim interesant për Shën Valentin në emisionin “PasDite” në RTV Dukagjini.

Si Nëntori ashtu edhe Njomza i përkasin fushës së aktrimit. Ata rrëfejnë se fillet e para të njohjes i kanë pasur “te kafet e vogla” në Prishtinë.

Njomza rrëfen se në vitin 2005 ata ishin njoftuar në kohën kur xhirohej “Kafeneja Jonë”, në lokalin që Nëntori e kishte në menaxhim.

“Në një prej netëve të verës, në gusht, e përshëndeta Nëntorin, ndërsa ky ma bëri mundeni me ardhur mu ulë. Kemi qëndruar, kemi folur për gjëra në lidhje me profesionin dhe këtu filloi gjithçka”, tregon Njomza.

Ajo tregon më tej se në lidhje kanë qenë dy vite, ndërsa më pas janë fejuar, e pas dy viteve tjera janë martuar.

Nëntori thotë se të jesh fytyrë publike në Kosovë është e vështirë, dhe në këtë kontekst e sheh edhe lidhjen e tij me Njomzën si aktore.

“Kur je në të njëjtin profesion, sa është lehtësi është edhe vështirësi. Kjo vështirësi shtohet edhe më shumë kur bëhen edhe fëmijët”.

Çifti ka dy vajza dhe për momentin nuk kanë ndonjë angazhim në projekte kinematografike.

“Korabi” thotë me shaka se për t’u mbajtur lidhje gjallë “Burri duhet të heshtë”./Telegrafi/