Kourtney Kardashian kopjon Bleona Qeretin? Kjo e fundit i hedh këtë ‘KUNJË’ me lezet para 500 mijë personave! [FOTO]
Në vitin 2014 Bleona fitoi vëmendjen e të gjitha mediave botërore me veshjen e saj në tapetin e kuq të “American Music Awards”. Si asnjë tjetër më parë, Bleona guxoi të dilte e veshur me një fustan rrjetë që i nxirrte në pah çdo pjesë të trupit.
Fustani i saj morri komente pozitive dhe negative nga të gjithë njerëzit dhe mediat, por ideja e Bleonës qëndronte tej pamjes së jashtme. Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se dëshironte që të ndikonte në emancipimin e femrave dhe barazinë gjinore. Këtë fustan shumë të komentuar na e ka sjellë edhe njëherë tjetër në mendje, Kourtney Kardashian. Ylli i ‘Keeping Up With the Kardashians’ ka publikuar disa foto me motrat e saj dhe në të shfaqet e veshur pothuajse njësoj si Bleona.
Këtë ngjashmëri e ka vënë re edhe vetë këngëtarja shqiptare e cila me lezet i ka hedhur një ‘kunjë’ Kourtney-t duke e komplimentuar vetëm atë. Por me këtë rast ju ka treguar të gjithëve si ajo e veshi para Kardashian-ëve fustanin e famshëm.
Megjithatë nuk dihet nëse Kourtney është frymëzuar nga Bleona apo thjesht stilistët e tyre kanë pasur të njëjtën ide, por është shumë e qartë ngjashmëria mes tyre. Gjithsesi në rastin e të dyjave diçka është shumë e sigurt, se efekti i fustanit është i menjëhershëm, duke qenë se dhe nga fansat e Kourtney-t ka pasur reagime të shumta.
albshowbizzz.com