Kujt i thotë “Faleminderit” Alban Skenderaj?

 
 

Po vjen diçka e re nga Albani Kantautori i mirënjohur shqiptar, Alban Skenderaj vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore.

Albani po sjell një projekt tjetër të titulluar “Faleminderit”, e ky projekt i tij vjen me videoklip. Këtë e ka bërë të ditur sot vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, teksa ka shkruar “publikohet së shpejti”, shkruan rtv21.tv

Ky projekt i këngëtarit po pritet me padurim nga fansat e tij, të cilët i kanë lënë komente pozitive në këtë post, si: “Mezi po presim”, “jam duke pritur”, “po e presim” etj.

“Jetë” është projekti i fundit i këngëtarit, që e ka publikuar më 5 shkurt, projekt i cili u publikua vetëm me tekst.

 

 
 

albshowbizzz.com