Kush e mbylli në shtëpi dhe e la me lot Kallashin?
Donjeta Kosumi e njohur gjerësisht si Kallashi është nga ato personazhe që për disa vite e dominuan shoubizin shqiptar.
Kallashi ishte një prej emrave shumë të komentuar në media. Dukej sikur çdo lëvizje e saj provokonte lajm.
Edhe sot është e përfolur, por jo si dikur, si atëherë kur mbi emrin e saj vihej tërë fokusi i mundshëm nga mediat dhe një pjesë e madhe e publikut shqiptar dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, gjithë ky impakt nuk është se i ka shërbyer vetëm për mirë Kallashit. Ajo shpesh ka hasur edhe në paragjykime dhe kritika të ashpra për shkak të mënyrës së vallëzimit.
Kallashi tregon se ka pasur raste kur pas leximit të komenteve dhe dëgjimit të kritikave, është mbyllur në shtëpi dhe ka qarë./Kosovarja/
albshowbizzz.com