Kush mund ti bëjë konkurencë Norës, pas kësaj mbrëmje të kaluar?
Sot është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët anë mbanë botës, dhe e gjithë estrada janë të zënë me terminet e mbrëmjeve të ndryshme që organizohen brenda dhe jashtë vendit.
Kjo agjendë e ngjeshur hasi edhe tek këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, e cila kishte zgjedhur Tiranën për të perfomuar, ani pse pa Robertin, i cili nuk ishte pranë të shoqes, shkruan Kosovarja.
Ajo mbrëmë ndezi sallën e diskotekës së njohur, “Cavalli”, e në veçanti ishte interpretimi i këngës “Xhamadani vija vija”, e cila krijoi një atmosferë të paharruar për të gjithë.
Edhe pse veshi ynë është mësuar të dëgjojë Norën në zhanre të tjera, ishin edhe këngët patriotike që i shkonin më shumë se gjithkujt.
Për këtë, Revistja “Kosovarja”, ka sjellur disa pamje ekskluzivisht vetëm për juve. Shiheni. /Kosovarja/
albshowbizzz.com