Ky është detaji që të bën të besosh se Elvana ka prishur fejesën

 
 

Këngëtarja Elvana Gjata ka qenë kryefjala e mediave rozë, pas atentatit në zonës e ish-bllokut ku ishte i përfshirë edhe i fejuari i saj, Ervin Mata .

Ditën e djeshme ajo u rikthye në skenë, pasi këndoi për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Por gjatë një interviste të dhënë, për mediat në Kosovë është vënë se Elvana Gjata nuk e kishte në gisht unazë. Ky detaj i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ajo mund t’i ketë dhënë fund fejesës së saj.

Kujtojmë këtu se një intervistë dhënë për “Prive” në muajin korrik 2018 kur Elvana fliste për rikthimin e saj në Prishtinë, në sy të të gjithëve ra unaza e diamantit që këngëtarja mbante në gisht.

E pyetur në atë kohë nga gazetari për këtë dhuratë, Elvana tha se që jetën private e kanë të shenjtë dhe duan ta mbajnë private.

Por fakti që Elvana nuk kishte në gisht unazës e saj mund të jetë edhe një zgjedhje profesionale e stilistit Valdrin Sahiti, në mënyrë që të binte edhe më shumë në sy veshja e këngëtares.

 
 

albshowbizzz.com