Ky është suksesi i radhës që kanë arritur Mozziku dhe Loredana

 

Më shumë se 14 milionë klikime janë bërë në këngën
e re të Mozzikut dhe Loredanës, akoma pa u bërë dy javë që kur u publikua.

Dyshja shijuan sukses të madh me këtë këngë saqë
u renditen edhe në Top 10 në Amerikë.

  

Ata akoma po vazhdojnë me arritje të mëdha
pasi kënga e tyre po qëndron në vendin e dytë të listës Top 40 në Gjermani.

Mozziku dhe Loredana direkt pas kësaj kënge e
cila theu shumë rekorde në Gjermani e Zvicër, kanë lajmëruar se do të sjellin
edhe një projekt të ri bashkë i cili do të titullohet Tomy & Jerry, mirëpo akoma
nuk është bërë e ditur data e lëshimit./Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com