Labinot Tahiri shkruan fjalë të mëdha për Sabri Fejzullahun pasi u dekorua me medalje nga Presidenti

 

Sot, këngëtari
Sabri Fejzullahu u dekorua me medalje presidenciale nga Presidenti i Kosovës
Hashim Thaçi.

Këtij lajmi
iu gëzua Labi i cili tha fjalë të mëdha për Sabriun.

  

“Sot, Presidenti i vendit, ka dekoruar me medaljen Presedenciale Njeriun e vlerave artistike shqiptare Sabri Fejzullahun! 
Njëri nga mediat, ka shkruar këtë titullin e thjeshtë pêr të! 
PRESIDENTI DEKORON KËNGËTARIN!! Unë mendoj, se shumë kush mund të jet kêngêtarë, madje edhe unë, por kurrrë një Artist i madh si Sabri Fejzullahu. A jeni të pajtimit edhe ju? 
Ju lutem ta thoni të vertetën. 
Është njeri që ka dhuruar art e këngë tash e 50 vite, dhe nuk mund ti thuhet vetëm ‘këngëtari’, se është artist me shumë vlerë.

Thjesht drejtesinë ta thoni.

Qështu ne mundohemi të i lëm artistêt tanë të thjeshtë, e të huajt të mdhenjë! Shkruani si të doni, por ky njeri e gëzon respektin e madh nga populli shqiptar. 
PA DREJTESINË NUK E DUA. 
URIME I NDERUARI MIKU YNË IKONA SHQIPTARE SABRI FEJZULLAHU. 
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë”, ka shkruar këngëtari.

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com