Lady Gaga me gjerdan 30 milionë dollarësh në qilimin e kuq në “Oscars”
Lady Gaga ishte një nga femrat më të komentuara në “Oscars 2019”.
Ajo dhe Bradley Cooper realizuan filmin “A star is born” dhe patën një paraqitje të mrekullueshme mbrëmë, shkruan lajmi.net.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte xherdani që mbante në qafë i cili kishte vlerë marramendëse.
Ky xherdan i Gaga’s sipas mediave të huaj thuhet se ka vlerën e 30 milionë dollarëve, me 128. 54 karat të punuar nga Tiffany.
32-vjeçarja ka fituar një Oscar në kategorinë muzika më e mirë origjinale me “Shallow” nga A star is born. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com