Lady Gaga ndahet nga i fejuari Christian Carino

  

Lady Gaga  dhe Christian Carino raportohet se janë ndarë vetëm disa muaj pasi konfirmuan fejesën e tyre.

Burime thonë se këngëtarja u nda nga i fejuari javën e kaluar. Dhe Christian po përpiqet dëshpërimisht  për tu kthyer me të.

Fansat spekuluan se çifti është ndarë pasi Carino nuk shoqëroi këngëtaren në eventin e Grammy 2019.

Në fakt Gaga nuk e mbante në gisht unazën e fejesës me vlerë 400 dollarë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Por burime të tjera thonë se çifti është bashkë, duke thënë se Lady nuk e vendosi unazën për shkak të performancës që do realizonte.

Çifti u pa për herë të fundit së bashku në eventin e SAG Aëards 2019.