Lady Gaga nxit spekulime se tatuazhin e ri ia ka kushtuar Bradley Cooperit
Prej se e kanë realizuar filmin “A Star Is Born”, fansat e Lady Gaga dhe Bradley Cooper duan që dyshja të shndërrohen në çift edhe në jetë reale, përkundër se edhe këngëtarja edhe aktori janë lidhje serioze.
Ndërsa një tatuazh i ri nga https://telegrafi.com/tag/lady-gaga/ target=”_blank” rel=”noopener”>Gaga e ka nxitur akoma më shumë imagjinatën e admiruesve të tyre.
Këngëtarja 32 vjeçare në parakrahun e saj i ka bërë tatuazh notat ‘sol-la-sol-la’ (që me shkronja theksojnë emrin e saj ‘g-a-g-a’).
Mirëpo, fansat nuk e kanë pranuar vetëm këtë shpjegim, ashtu që kanë shkuar tutje duke thënë se tatuazhi i saj thekson po ashtu ‘b-c-b-c’ që janë inicialet e emrit të https://telegrafi.com/tag/bradley-cooper/ target=”_blank” rel=”noopener”>Bradley Cooper.
Edhe pse është shumë e sigurt që notat janë ‘g-a-g-a’, admiruesit e dy protagonistëve vazhdojnë të besojnë se ndërmjet tyre ka diçka më shumë se raporti profesional, teksa besojnë se në të ardhmen do të ketë një konfirmim të lidhjes së tyre.
Kujtojmë që Bradley Cooper është në lidhje disavjeçare me modelen https://telegrafi.com/tag/irina-shayk/ target=”_blank” rel=”noopener”>Irina Shayk (që nga viti 2015), ndërsa në mars të vitit 2017, ata janë bërë prindër të një vajze.
Nga ana tjetër, Lady Gaga është në një lidhje të komplikuar me Christian Carino, me të cilin është fejuar, ndërkohë që në kohët e fundit ka spekulime për ndarjen e tyre. /Telegrafi/