Lady Gaga thyen heshtjen rreth romancës së re: Bradley Cooperin e ka mik të vërtetë
Lady Gaga dhe Bradley Cooper ishin shumë të afërt gjatë dhe pas ceremonisë së ndarjes të çmimeve Oscar.
Madje, mediat e kishin bërë punë të kryer se mes dyshes së artistëve po lind një romancë e re.
Por, duket se afrimiteti i tyre ‘u keqkuptua’ pasi që nuk asgjë të vërtetë dhe se marrëdhënie mes tyre është miqësore.
Ishte këngëtarja që theu heshtjen duke hedhur poshtë çdo dyshim për një lidhje mes tyre, ku ka pohuar se regjisorin e ‘A star is born’ e ka mik të vërtetë.
Ajo publikoi një fotografi kur të dy dolën në skenë të dielën për të performuan këngën ‘Shallow’ që rrëmbeu çmimin Oscar.
“Nuk mund të ketë asgjë më speciale sesa të ndarja e këtij momenti me një mik të vërtetë dhe një gjeni artistik”, shkroi këngëtarja.
Ndryshe, Cooper dhe Gaga fituan një statujë të artë në kategorinë e këngës më të mirë origjinale. /Telegrafi/