Lady Gaga vetëm në bikini dhe reçipeta në ndejën e “Grammy Awards”
Megjithëse Lady Gaga ka impresionuar gjatë muajve të fundit me elegancë, duket se veshjeve të çuditshme nuk po mund t’iu shmanget.
Këngëtarja amerikane është e njohur që të befasojë të gjithë me veshjet gjatë daljes në publik dhe kësaj radhe e ka bërë të njëjtën gjë në Los Angeles.
Pas përfundimit të ceremonisë së 61-të të ndarjes së çmimeve Grammy Awards, organizatorët kishin paraparë një ndejë për yjet botërore.
Biondina me këtë rast ka befasuar të gjithë duke ardhur në aheng e veshur vetëm në të brendshme – bikini dhe reçipeta të zeza.
Ajo u pa teksa pozonte në krah të kolegut muzikant Mark Ronson, i cili ishte mikpritës i sivjetmë i ndejës.
Kjo nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë aktorja pasi edhe në të kaluarën ka pasur paraqitje të pazakonta.
Përndryshe, Lady Gaga së shpejti do të kemi mundësi ta shohim në qilimin e kuq të ceremonisë së Oscarëve.
Ndryshe, filmi “A Star Is Born” është nominuar në shtatë kategori të Oscarit gjersa artistja është nominuar për rolin e aktores më të mirë. /Telegrafi/