Lansohet paralajmërimi për “The Irishman”, ku luajnë De Niro, Al Pacino e Joe Pesci
Është publikuar paralajmërimi i dramës së shumëpritur biografike “The Irishman”, në të cilën do t’i shohim legjendarët Robert De Niro, Al Pacino, Harvey Keitel, Joe Pesci e Bobby Cannavale – duke luajtur mafiozët e klasit të parë.
Filmi është i bazuar në librin “I Heard You Paint Houses” të autorit Charles Brandt, në të cilën tregimi për zhdukjen e udhëheqësit të sindikatës, Jimmy Hoffa, është paraqitur nga perspektiva e vrasësit të tij, irlandezit Frank Sheeran.
Filmbërësi legjendar, Martin Scorsese, e ka bërë regjinë e këtij filmi, ndërsa skenarin e ka përshtatur Steven Zaillian.
Ky do të jetë filmi më i shtrenjtë i Scorseses, duke qenë se ngjarja është e vendosur në dy periudha, ashtu që karakteret e Robert De Niro, Al Pacinos e Joe Pescit do të përpunohen në mënyrë digjitale.
Për nevojat e filmit, De Niro duhet të duket si 30 vjeçar, ndërsa për ta realizuar këtë do të përdoren efekte të ngjashme me ato në filmin “The Curious Case of Benjamin Button”.
Pikërisht De Niro do ta luajë rolin e Frank Sheeran, vrasësin e paguar që punon për mafinë, i cili është i lidhur me vrasjen e Jimmy Hoffa që portretizohet nga Al Pacino.
Joe Pesci luan rolin e Russell Bufalino me origjinë nga Sicilia, misioni i të cilit është që ta bashkojë bregun lindor në organizatën Cosa Nostra. Kundërshtari i tij është Harvey Keitel, të cilin e portretizon Angelo Bruno. Në ngjarje përfshihet edhe Bobby Cannavale në rolin e gangsterit njujorkez, Joe Gallo.
Në këtë film luajnë edhe Anna Paquin, Ray Romano, Jack Huston, Stephen Graham dhe shumë të tjerë.
“The Irishman” është prodhuar tërësisht nga Netflix, ndërsa filmi do të jepet premierë në vjeshtën e këtij viti. /Telegrafi/