Leonora Jakupi në zi, i vdes miku i madh
Pas një sëmundje të shkurtër mbrëmë në Prishtinë ka ndërruar jetë gazetari i njohur kosovar, Hivzi Krasniqi.
Përveç si gazetar, Hivziu ishte edhe autor i teksteve të këngëve, duke lënë pas vete mbi 1,000 tekste të këngëve hit.
E vdekja e tij e ka pikëluar edhe këngëtaren e njohur kosovare, Leonora Jakupin. Ajo përmes një postimi në Instastory ka shprehur dhimbje për vdekjen e Hivzi Krasniqit, përcjell ORAinfo.
“Lamtumirë mjeshter i shkrimeve, do të na mungosh shumë”, ka qenë reagimi i këngëtares Jakupi pas lajmit se Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë. /ORAinfo/