Linda Rei ka diçka për t’i thënë Kim Kardashianit publikisht dhe ndoshta ka të drejtë: Më mirë NUDO se…[FOTO]
Kim Kardashian është një divë e vërtetë kur vjen puna tek bukuria, format e saj trupore dhe kujdesin që tregon për veten. Sa herë në daljet publike ne e shohim atë të kuruar dhe plot shkëlqim, por mesa duket për Linda Rein, Kim Kardashian nuk është dhe aq perfekte sa duhet.
Pavarësisht se nuk është prezente ne ekranin shqiptar, është shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ka publikuar një foto të Kim Kardashian e cila është shfaqur në publik me një veshje shumë provokuese.
Kim ka dalë e veshur me një xhup lëkurë, geta të zeza transparente dhe të brendshme të zeza. Nëse juve ju pëlqen kjo veshje, Linda Reit jo. Në foton që publikoi në instastory, Linda shkroi: “Më fal Kim, unë mendoj se më mirë të kishe dalë nudo sesa kështu”.
albshowbizzz.com