Lindi në moshën 54-vjeçare, Brigitte Nielsen: Provova deri në tentativën e fundit

  

Modelja dhe aktorja e famshme Brigitte Nielsen u bë nënë në moshën 54-vjeçarja. Por ajo ka zbuluar vështirësitë për të ngelur shtatzënë.

Frida, quhet foshnja e Nielsen  dhe bashkëshortit të saj Mattia Dessi, që erdhi në jetë vitin e kaluar pas më shumë se 1 dekade tentative për të ngelur shtatzënë nëpërmjet fertilizimit in-vitro.

Çifti këtë vit festoi përvjetorin e 16 të martesës dhe iu ishte thënë se kishin shans vetëm 2.5% për tu bërë prindër. Por mrekullia ndodhi dhe aktroja u bë nënë në moshën 54-vjeçare.

“Doja ta provoja derisa të mos më mbetej më asnjë embrion,”-tha ajo. “Fertilizimi in-vitro është një proces që jo të gjithë mund ta përballojnë. Ju merrni shumë ilaçe, që janë të shtrenjta. Hormonet shkaktojnë gjithmonë ndjesi të ndryshme tek gra të ndryshme. Ju mendoni se do ngeleni shtatzënë, por shumicën e rasteve të bie telefoni e të thonë ‘më vjen keq’.  Është shkatërruese, për ju dhe partnerin tuaj. Duhet të jeni realist dhe padyshim nëse jeni në moshë, shanset janë kundër jush.”

Çifti dëgjoi për herë të parë rrahjet e zemrës së Fridës kur ajo ishte vetëm 5 javëshe shtatzënë dhe bënin kontrolle çdo javë.

“Mjeku më tha se nëse do ishte në vendin tim nuk do i tregonte njeriu deri kur të isha 27 javëshe shtatzënë.”

Ndaj ajo e mbajti të fshehtë shtatzëninë për sa kohë i tha mjeku, madje edhe nga vetë nëna e saj.

“Marr shumë letra nga gratë që janë të emocionuara nga kuraja që u kam dhënë,”-tha Nielsen, për faktin e të qenurit nënë në moshë të madhe. “Disa mendojnë se është qesharake, disa mendojnë se është e tmerrshme, ndërsa disa të tjerë e duan këtë gjë. Unë mendoj se është diçka që s’ka pse t’i interesojë askujt.  Është bashkëshorti dhe jeta ime, ne na pëlqen ajo që bëjmë.”

Ndërsa për sa i përket Fridës, aktorja shton se do i thotë: ” Unë jam mami më i mirë që do kesh ndonjëherë.”

Nielsen është nënë edhe e katër fëmijëve të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme.