Loredana Zefi edhe në shtrat, me grim
Loredana Zefi, nuk po e heqë grimin e tepërt madje as kur fle.
Këngëtarja e njohur njëherëshit edhe bashkëshortja e reperit, Mozzik ka befasuar me postimet e fundit, shkruan lajmi.net.
Ajo ka hedhur dy imazhe të reja në llogarinë e saj, InstaStory, pranë bashkëshortit dhe vajzës së vetme, Hanës.
Këngëtaren shqiptare shpesh e shohim me grim të rëndë, por tani del që Zefi fle edhe me makijazh.
Nga ana tjetër, Loredana është duke e shijuar suksesin e projektit të ri “Romeo&Juliet”, në duet me Mozzik. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com