Luana me pushime në Maldive, por fansat e kritikojnë për DETAJ-in që duket se‘lë për të dëshiruar’! Reagimi i moderatores do ju habisë

 

Luana Vjollca edhe dimrin e saj vendosi ta kthejë në verë.

Me pushimet në Maldive, kur shumica prej nesh janë ende të mbërthyer me xhupa, fasnat dhe shtypi rozë është i gjithi kurioz, ndaj çdo detaji që ajo mund të shpërndajë me ndjekësit.

Në një foto të saj Luana ka shkaktuar reagime te ndjekësit e saj të cilët e kanë kritikuar duke i vënë në dukje se në plazh nuk shkohet me taka, për më tepër me takë stiletto e kaq të hollë.

Por Luana jo vetëm që nuk e ka vrarë mendjen për kritikat që i janë bërë, por ka postuar edhe një tjetër foto duke treguar se në valixhen e saj të pushimeve gjenden edhe taka të tjera. Kështu moderatorja ka pozuar e veshur sërish mbi taka në rërë e veshur me një fustan ngjyrë rozë.

Mesa duket Luana Vjollca preferon të veshë taka në plazh ndaj as që e vret mendjen për komentet që i bëhen.

luana_vjoll.jpg

luana_vjollca.png

 

albshowbizzz.com