Luana sjell imazhe atraktive nga pushimet në Maldive

  
  

Bukuroshja e ekraneve shqiptare, Luana Vjollca, i ka vazhduar pushimet e saj duke udhëtuar për në Maldive.

Moderatorja e shndërruar në këngëtare më herët ishte në alpet austriake së bashku me motrën e saj, Marina Vjollca, ndërsa “https://telegrafi.com/nga-aplet-austriake-drejt-e-ne-maldive-pushimet-mahnitese-te-luanes-e-marines/ target=”_blank” rel=”noopener noreferrer”>nga bora është nisur për në det“.

Dhe natyrisht se nuk kanë munguar fotografitë që Luana i ka ndarë me fansat e saj në Instagam (ku numëron mbi 1.4 milion ndjekës).

Duke qenë se atje është moti i ngrohtë, ajo e ka shijuar plazhin dhe detin, ndërsa nuk kanë munguar imazhet në të cilat vjen joshëse.

Njëherësh, bukuroshja i ka vënë në plan të parë linjat e saja trupore duke pozuar me bikini të kuqe.

Theksojmë se krahas të qenit një moderatore e suksesshme, Luana vazhdon të jetë aktive edhe në skenën e muzikës duke sjellë këngë të reja.

Së fundmi, ajo e ka publikuar këngën “Boll u bo tu vujt”, të cilën e ka shoqëruar edhe me video muzikore.

Videoklipi është publikuar më 15 shkurt, ndërsa tetë ditë pas lansimit është shikuar mbi 2.2 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/