Luana Vjollca publikon video nga banjo dhe e fshin menjëherë

 
 Banjo ka qenë vendi i radhës nga i cili Luana Vjollca ka zgjedhur që t’i provokoj ndjekësit e saj. 

  

 

 

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca nëpërmjet një videoje nga dushi u ka dërguar puthje ndjekësve të shumtë, ndërsa duket tejet e ‘zjarrtë’ e veshur me bikinit e kuqe të cilat i vënë në pah linja trupore, shkruan lajmi.net.

“Mirëmëngjes” ka shkruar biondina tërheqëse pranë videos me të cilën e ka dëshmuar njëherë e mirë se linjat i ka origjinale dhe se nuk përdor fotoshop.

Videon Luana e ka fshirë, por lajmi.net ka arritur ta sigurojë si fotografi të cilën mund ta shihni në fund të tekstit.

Kjo çështje është diskutuar tash e disa herë andaj Luana duket se ka zgjedhur që t’ua mbyllë gojën të gjithëve dhe ka mbetur vetëm edhe të tregoj se me kë ndodhet në Maldive pasi kjo ka filluar të diskutohet së fundmi.

Disa media kanë shkruar se ajo ndodhet në Maldive me Krenar Cocajn mirëpo nga Luana nuk kemi diçka konkrete vetëm se sot gjatë ditës ka qarkulluar një foto ku ‘pa dashje’ ajo e ka zbuluar se pranë e ka edhe një person i cili ngjason me Krenarin bazuar në flokët./Lajmi.net/

  

 

 

albshowbizzz.com