Maduro: I frikësohem njerëzve të këqinj që rrethojnë Trump
Presidenti venezuelian Nicolás Maduro tha se Donald Trump është i rrethuar nga zyrtarë të “këqinj” që e këshillojnë mbi krizën politike dhe humanitare në vend.
“Kam frikë nga njerëzit rreth tij,”-tha ai në një intervistë për ABC News.
“John Bolton, një ekstremist dhe ekspert i Luftës së Ftohtë. Elliott Abrams, një gënjeshtar që trafikonte armë dhe drogë në Amerikën Qendrore dhe në botë dhe solli luftë në Shtetet e Bashkuara.
Kam frikë Mike Pompeo, agjent i CIA-s që ka një skemë të vjetër të inteligjencës së Luftës së Ftohtë. Kam frikë Mike Pence, i cili është një njeri që nuk e njeh politikën botërore dhe politikën latino-amerikane. Unë mendoj se njerëzit që rrethojnë Donald Trump dhe e këshillojnë atë mbi politikat që do ndjekë në Venezuelë janë të këqij. Mendoj se në një pikë, duhet ti themi presidentit Trump ‘ndalo, duhet të shohim se çfarë ndodh me Venezuelën’ dhe të ndryshojmë qëndrimet e tij.”
Komentet e tij vijnë pasi administrata e Trump rriti sanksionet ndaj Venezuelës për ti bërë presion Maduros për të hequr dorë nga posti dhe lejojë udhëheqësin e opozitës Juan Guaido të marrë pushtetin.
Maduro u betua për një mandat të dytë gjashtëvjeçar më parë këtë vit, por SHBA i deklaroi zgjedhjet e tij të paligjshme.
Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për zgjidhje paqësore të betejës për pushtet mes Maduro dhe Guaido, që është shoqëruar me demonstrata të dhunshme në rrugë. Megjithatë, Presidenti Trump ka pohuar se përdorimi i forcës ushtarake për të hequr Maduro nga pushteti nuk përjashtohet si mundësi.